Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 27 maj rreth orës 16:19 është therur me thikë një mitur nga një tjetër që është po ashtu minor, përcjell InLajmi.
“Lipjan, 27.05.2022 – 16:19.Është raportuar se viktima mashkull kosovar i mitur është therur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” ka shkruar Policia e Kosovës.
Sipas policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë.
Policia e Kosovës ka treguar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia e ka cilësuar rastin si “tentim vrasje”./InLajmi/