Guvernatori i rajonit të Luhansku-ut ka thënë se forcat ruse nuk do ta pushtojnë qytetin në ditët në vijim, por Ukrainës i duhet të evakuojë forcat e saj ushtarake për mbrojtjen e tyre, transmeton InLajmi.
“Është e mundur që për të mos u rrethuar duhet të tërhiqemi”, ka shkruar Serhiy Haidai.
Në një raport ushtarak të mbrëmjes ai përshkroi gjithashtu se sa e rrezikshme ishte jeta e përditshme në zonat e kontrolluara.
“Civilët e mbetur janë vazhdimisht në strehimore, është pothuajse e pamundur të dalësh jashtë për shkak të densitetit të granatimeve,” tha ai, shkruan BBC.
Haidai shtoi se forcat ruse kanë vazhduar të synojnë qytetin e Severodonetsk, ku luftimet kanë shpërthyer në periferi të qytetit./InLajmi/