Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të i ish-kreut të OVL të UÇK-së Hysni Gucatit, përcjell InLajmi.
Konjufca ka thënë se vdekjen e bacit Avdullah do ta kujtojë si prind fisnik dhe frymëzues.
Lajmin për vdekjen e Avdullah Hasan Gucatit e bërë të ditur nipi i tij.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të Avdullah Gucatit, babait të luftëtarit të lirisë, Hysni Gucati.

Bacën Avdullah do ta kujtojmë si një prind të dashur e fisnik dhe frymëzues të brezave me patriotizëm dhe atdhedashuri.
Bashkëndjejmë me familjen Gucati, të afërmit dhe miqtë, si dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
U prehtë në paqe! /InLajmi/