Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Kupës së Kosovës.
Llapi dhe Drita në pjesën e parë janë ndarë baras 1:1.
Ishin fillimisht vendasit që kaluan në epërsi, me anë të Riveras.
Po rridhte minuta e 6`, kur braziliani shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë.
Pas këtij goli, rastet u krijuan nga të 2 ekipet.
Por, në minutën e 37` të lojës ishte Hamdi Namani që gjeti golin e barazimit, shkruan lajmi.net.
Mbetet të shihet se a do të mjaftojnë 45 minutat të tjerë, apo do duhen shtesat dhe penalltitë për të vendosur fituesin e Kupës së Kosovës.