Të paktën 4 persona janë vrarë nga bombardimet në qytetin e 2-të më të madh të Ukrainës, Kharkiv, i cili ka qenë kryesisht i paprekur nga forcat ruse në javët e fundit, transmeton InLajmi.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Ihor Terekhov, thotë se zyrtarët do të caktojnë zona të veçanta në sistemin e metrosë nëntokësore ku banorët mund të qëndrojnë derisa të ndalojnë granatimet, duke shtuar se metroja nuk do të ndalet më.
Metroja e Kharkiv, me 30 stacione, rifilloi shërbimet e saj 2 ditë më parë, pasi u përdor si strehë për bomba për 3 muaj që nga fillimi i pushtimit rus.
“Është e zhurmshme dhe e rrezikshme sot në Kharkiv. Forcat armike po bombardojnë përsëri qytetin tonë. Njerëzit janë plagosur dhe, për fat të keq, janë vrarë,”thotë Terekhov në një video, shkruan BBC.
Ai u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë në vende të sigurta si bodrume, strehimore dhe stacione metroje./InLajmi/

















