Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar qëndrimin jashtë Kosovës të kryeministrit Kurti tash e 3 javë duke e quajtur të papërgjegjshme, përcjell InLajmi.
Çitaku e ka ironizuar vizitën e Kurtit në Zvicër dhe qëndrimin në një fabrikë çokollatash.
Gjithashtu ajo ka thënë se bordi i AKP-së i emëruar nga Kurti ka shpallur valën e re të privatizimeve përkundër deklaratave të Kurtit.
Postimi i plotë i saj:
E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjëshme që Kryeministri në detyrë tash e 3 javë është jashtë Kosovës.
Sot e paska vizituar njê fabrikë të çokolladave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje.
Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti.
Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve ( kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë ). /InLajmi/