Nesër do të mbahet protestë në përkrahje të tërheqjes së mjeteve të Trustit.Organizatorët e kësaj proteste kanë paralajmëruar se ajo do të jetë masive.
E pjesë e kësaj proteste do të jetë edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka qenë nismëtari për tërheqjen e parave të Trustit.
Këtë e ka konfirmuar ai për Gazeta Blic, derisa ka thënë se protesta është legjitime dhe qytetarët do të kërkojnë të drejtën e tyre.
“Gjatë kësaj periudhe kam qenë zëri i qytetarëve për tërheqjen e deri 30 % të mjeteve nga Trusti dhe sigurisht që nesër do të jem me qytetarët. Protesta është legjitime që qytetarët të kërkojnë të drejtën e tyre. Qytetarët nga shoqëria civile që janë Pro tërheqjes së 30% të Trustit kanë organizuar protestë”, u shpreh Haxhiu, se sa mund të ndikojë kjo protestë që deputetët e mazhorancës të ndryshojnë mendje dhe të votojnë pro Trustit, deputeti tha se qytetarët duhet të kërkojnë nga deputetët këtë, pasi i kanë votuar ata,
“Çdo qytetar që është pro tërheqjes përveç protestë duhet të kërkojë nga deputetët që i kanë votuar të kërkojnë ta votojnë Projektligjin për Trustin”, tha Bekim Haxhiu.