Zyrtarët ukrainas raportuan se raketat ruse po sulmojnë rajonin qendror lindor të Dnipropetrovsk dhe rajonin juglindor të Zaporizhzhia duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetin e Zaporizhzhia, transmeton InLajmi.
“Ushtria ruse lëshoi 4 raketa lundrimi në Zaporizhzhia të mërkurën, ndërsa një raketë u rrëzua nga mbrojtja ajrore e qytetit” tha Këshilli Rajonal i Zaporizhzhia.
Në një përditësim, këshilli shtoi se të paktën një person u vra dhe 3 të tjerë u plagosën dhe se 62 ndërtesa u dëmtuan në zonat e banuara të qytetit.
Në një deklaratë të veçantë të mërkurën, Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, tha se kishte pasur alarme të vazhdueshme sulmi ajror gjatë natës, shkruan CNN.
Reznichenko tha se trupat ruse kanë sulmuar me 3 raketa mëngjesin e së mërkurës përveç goditjes së një ndërmarrje industriale, sipas tij ka edhe viktima./InLajmi/