Blegtorët e Shtimes kanë përfituar nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës e cila ka shpërndarë pajisje bujqësore , raporton InLajmi.
Nga programi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë 17 blegtorë të Komunës së Shtimes kanë përfituar pajisje bujqësore si: serra, sistem të ujitjes, fidanë të ndryshëm, pajisje për bletari dhe pajisje për përpunimin e ëmbëlsirave.
Vlera e këtyre pajisjeve bujqësore shkon rreth 5.000 për secilin blegtorë.
“ Sot po shpërndajnë “lakto-friza”, për ruajtjen e qumështit dhe prodhimeve bujqësore me 17 përfituesit e fazës së II-të në kuadër të projektit “Mbështetja në punësimin e të rinjve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë”, tha drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku.
Zenel Bunjaku ka njoftuar se do në ketë projekt 2 vjeçar janë financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë90 blegtorë në komuna të ndryshme./InLajmi/