Policia e Kosovës ka njoftuar se alarmi për bombë në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës ka qenë i rrejshëm, përcjell InLajmi.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata, alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm” tha Ahmeti.
Informata për mjetin shpërthyes është marrë nga Policia e Kosovës, përmes postës elektronike me datën 25 maj, rreth orës 12:00.
Policia e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe ka bërë kontrollimet e detajuara në hapësirën e caktuar.
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti./InLajmi/