Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me Dialogun me Serbinë, raporton InLajmi.
Bislimi ka thënë se e ka një ftesë nga ministrja e punëve të jashtme e Shqipërisë, Mimi Kodheli.
“Kemi ftesë nga ministrja e punëve të jashtme e Shqipërisë, Mimi Kodheli. Kuvendit i është proceduar ligji për sanksione të shenjëstruara. Të martën mund ta caktojmë mbledhjen e radhës”. tha ai.
Gjithashtu, ai ka thënë se të martën mund të caktohet mbledhja e radhës.
“2 tema që kam pasur angazhim çështja e targave, dje energjisë. Në duhet të fokusohemi në marrëveshjen gjithëpërfshirëse. Marrëveshja e targave ka pasur skadencë dhe energjia nuk kemi arritur ta fusim në sistem faturimin për energji. E para me afat skadencë dhe e dyta me kosto shumë të madhe”. tha Bislimi.
Zëvendëskryeministri, Bislimi tha se marrëveshja e targave ka pasur skadencë dhe energjia nuk është arritur ta fusin në sistem faturimin për energji. /InLajmi/