Presidenti Vladimir Putin dhe homologu i tij bjellorus Alexander Lukashenko Në Soçi, kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp, transmeton InLajmi.
Lukashenko e përdori konferencën për të ngritur shqetësime mbi ato që ai i përshkroi si përpjekjet e Perëndimit për të “shpërbëjë” Ukrainën, duke akuzuar Poloninë se po përpiqet të pushtojë rajonin perëndimor të vendit.
Ai gjithashtu u duk se sugjeroi se Kievi përfundimisht do t’i duhej të kërkonte ndihmë nga Bjellorusia dhe Rusia për të parandaluar këtë konfiskim.
Udhëheqësi bjellorus nuk dha asnjë provë për pohimet e tij.
Putini, nga ana tjetër, zgjodhi të përqendrohet në ofertën e Rusisë për të detyruar kompanitë e huaja të paguajnë në rubla kur blejnë eksporte ruse./InLajmi/