Kompania Turistike Dita ka njoftuar se lajmi i cili po qarkullon në portalet në Kosovë dhe në Shqipëri se një autobus i kësaj kompanie është aksidentuar nuk është i vërtetë, përcjell InLajmi.
Sipas agjencisë e gjithë kjo ishte një incident i vogël që kompania ka ndërhyrë menjëherë.
Në sqarimin shtesë që ka dhënë kompania e lartpërmendur është treguar se autobusi po qarkullonte në rrugë kryesore dhe pema skaj rrugës ishte nën nivelin e lartësisë së lejuar me standardet e komunikacionit rrugor si pasoj e kësaj autobusi kishte prekur një pjesë të pemës.
Kompania Turistike Dita iu ka lutur mediave të japin lajme të drejta dhe të konfirmuara pasi është krijuar shqetësim në opinionin publik.
Postimi i plotë, i Kompanisë Turistike Dita:
Sqarim për media dhe për udhëtarët e Kompanisë Turistike Dita
Në portalet në Kosovë dhe në Shqipëri po qarkullon një lajm se një autobus i Kompanisë Turistike Dita i cili ishte në Vlorë me turistë, është aksidentuar.
Ju njoftojmë se nuk është aksidentuar dhe nuk ka as të lënduar.
E gjithë kjo ishte një incident e që kemi ndërhyrë menjëherë ne si Kompani!
Sa për sqarim, autobusi po qarkullonte në rrugë kryesore dhe pema skaj rrugës ishte nën nivelin e lartësisë së lejuar me standardet e komunikacionit rrugor.
Lusim mediat që të japin lajmin e drejtë dhe të saktë, mbi të gjitha të konfirmuar pasi që është krijuar shqetësim në opinionin publik
Faleminderit që besoni udhëtimin tuaj me Kompaninë Turistike Dita
Me respekt!/InLajmi/