Kryetari i Komisioni për Ekonominë, Ferki Shala pas mbledhjes me bordin e ZRRE-së ka thënë se vendimi i qeverisë për rritjen e tarifave të energjisë me arsyetim se po importojmë ka qenë lajthitja më e madhe juridike e politike nga qeveria, raporton InLajmi.
“Deri sa të kemi një vendim të ri të ZRRE-së vendi është pa tarifa, ZRRE-ja nuk ka ofruar asnjë alternativë për zgjidhjen e kësaj situate” tha ai.
Shala ka shtuar se deri sat ë ketë një vendim të ri nga ZRRE vendi është pa tarifa të energjisë elektrike.
Tutje Shala ka theksuar se bordi i ZRRE-së nuk ka dhënë asnjë alternativë për zgjidhjen e situatës./InLajmi/