Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka uruar politikanen, Catherine Colonna për emërimin e saj si Ministre e Punëve të Jashtme në Francë, përcjell InLajmi.
“E përgëzoj Catherine Colonna-n për emërimin e saj si Ministre e re e Punëve të Jashtme të 🇫 Francës dhe i uroj të gjithë suksesin e nevojshëm në këtë kohë vendimtare për Evropën tonë të përbashkët. Ne presim një bashkëpunim edhe më të ngushtë, për të ardhmen tonë të përbashkët euroatlantike” shkroi ajo, në rrjetin social, Twitter.
Gërvalla i ka uruar gjithë sukseset e nevojshme në këtë kohë ku sipas saj është kohë vendimtare për Evropën.
Tutje Gërvalla ka thënë se pret një bashkëpunim edhe më të ngushtë mes Kosovës dhe Francës.
Ministrja ka theksuar se e cilëson të ardhmen e Kosovës dhe Francës si një e ardhme e përbashkët euroatlantike./InLajmi/
https://twitter.com/gervallaschwarz/status/1528025772061036546?s=20&t=lWSHs12NURuDFd2mVUWuWA