Djali i Hysni Gucatit, ish-kreut të OVL-së ka thënë se mos reagimi i kryeministrit Kurti , rreth dënimit nga Gjykata Speciale, le për të nënkuptuar se i është gëzuar këtij vendimi, përcjell InLajmi.
Tutje Musli Gucati ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës ka qenë kundër të gjithë proceseve të mëdha historike.
Musli Gucati ka theksuar se dënimin e 2 ish-krerëve të OVL-së e sheh si akuzë të pabazë, sepse sipas tij 2 burra treguan bashkëpunimin e Zyrës së prokurorit të specializuar me kriminel serb.
Postimi i plotë, i tij:
2 burra u dënuan vetëm pse i treguan opinionit publik bashkëpunimin e Zyrës së prokurorit të specializuar me prokuror dhe kriminel serb ndërsa kryeministri ynë thoshte së janë filma të inskenuar por nuk është diçka e re kjo sepse gjithmonë kryeministri aktual ka qenë kundër proceseve të mëdha historike të Kosovës.
Kur dënohen njerëzit e tyre për keqpërdorim të detyrës zyrtare reagon i gjithë kabineti i tij së shteti është i kapur ndërsa kur u dënuan2 trima dhe çlirimtare asnjë reagim nga qeveria e Kosovës, me mos reagim lënë për të nënkuptuar së i janë gëzuar dënimit të krerëve të OVL-së së UÇK-së./InLajmi/