Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje për veprime për të përmirësuar rezistencën e vendit të tij ndaj sulmeve kibernetike, duke thënë se Rusia ishte goditur nga këto sulme që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë, transmeton InLajmi.
“Ne në përgjithësi ishim gati për këtë sulm, ky është rezultat i punës në të gjithë sistemin që është ndërmarrë në vitet e fundit”, tha ai gjatë një takimi të Këshillit të Sigurisë të Rusisë.
Sipas presidentit rus sulmet kibernetike vinin nga vende të ndryshme, por ishin qartësisht të koordinuara dhe synonin informacionet më kritike të Rusisë, duke përfshirë median, institucionet financiare dhe portalin qeveritar, shkruan BBC.
Vladimir Putin tha se mbrojtja kundër sulmeve të tilla mund të arrihet duke forcuar objektet e ndjeshme shtetërore dhe të industrisë, dhe duke shmangur përdorimin e teknologjisë së huaj./InLajmi/