Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët e saj se me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafikun Urban, do të jetë pa pagesë, përcjell InLajmi.
Tutje Komuna e Prishtinës ka inkurajuar qytetarët që të përdorin më shumë transportin publik dhe atë alternativ.
Njoftimi i plotë, i Komunës së Prishtinës:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë.
Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe
alternativ /InLajmi/