Këshilltari amerikan për politikën e jashtme, Derek Chollet, ka thënë se shteti rus është më i dobët tani se sa kur e filloj pushtimin e saj në Ukrainë, transmeton InLajmi.
“Moska tashmë ka pësuar një disfatë strategjike, po ashtu ekonomia ruse është shkatërruar nga sanksionet dhe ushtria e saj është varfëruar” tha ai.
Ndërsa për Ukrainën Chollet ka thënë se është më e fortë se në fillim të luftës dhe është më afër me perëndimin.
Derek Chollet ka thënë se me anëtarësim e shteteve nordike NATO është gjithashtu më e fortë, shkruan BBC.
Tutje këshilltari amerikan tha se anëtarësimi i Suedisë dhe i Finlandës në NATO, nuk ishte në listat e SHBA-ve, para agresionit rus në Ukrainë./InLajmi/