Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) është duke mbajtur një protestë në kryeqytet me kërkesën për miratimin e Ligjit për Paga, raporton InLajmi.
Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të miratojë ligjin për pagat dhe të mos i shpërfillë kërkesat e tyre.
Jua bartim të falat dhe porosinë dhjetëra punëtorëve që jemi mbledhur sot. Mos na shpërfillni dhe hapna derën e dialogut social, pasi shqetësimet tona janë reale dhe të përbashkëta”, tha ai, duke kërkuar miratimin e Ligjit për Paga, që do të rregullonte sistemin e pagave.
Hykolli kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të hartojë si duhet projektligjin për paga dhe të mos e zvarrisë këtë çështje sepse sipas tij tashmë ky projektligj duhej miratuar.
Kërkojmë hartimin si duhet por jo ngadalësimin të zvarritur të projektligjit për paga, që tashmë duhet të ishte miratuar. /InLajmi/