Rastet e lisë së majmunit po hetohen në vendet evropiane, si dhe në SHBA, Kanada dhe Australi, sipas autoriteteve shëndetësore dhe raporteve të mediave locale, transmeton InLajmi.
Rastet e reja të fundit u raportuan në Francë, Itali, Suedi dhe Australi.
Disa raste u konfirmuan edhe në SHBA, Spanjë dhe Portugali të mërkurën, si dhe hetimin e 13 rasteve të dyshuara në Kanada.
Lija e majmunëve është më e zakonshme në pjesët e largëta të Afrikës Qendrore dhe Perëndimore.
Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral, i cili zakonisht është i butë dhe nga i cili shumica e njerëzve shërohen brenda disa javësh, sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar.
Çfarë është lija e majmunit?
Rasti i parë i sëmundjes në Mbretërinë e Bashkuar u raportua më 7 maj. Pacienti kohët e fundit kishte udhëtuar në Nigeri, ku besohet se ishte infektuar me virusin përpara se të udhëtonte në Angli, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Tani ka 9 raste të konfirmuara në MB. Burimi i këtyre infeksioneve ende nuk është konfirmuar, por rastet duket se janë “të fituara në vend”, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Australia raportoi të premten rastin e parë të dyshuar.
Në Evropë, një rast i konfirmuar u raportua në Suedi të enjten, si dhe një në Itali dhe një rast i dyshuar në Francë. Autoritetet suedeze thanë se nuk ishin të sigurt se si individi ishte infektuar me virusin, por mediat lokale raportojnë se individi në Itali ishte kthyer së fundmi nga Ishujt Kanarie.
5 raste të konfirmuara u raportuan gjithashtu në Portugali të mërkurën, si dhe shtatë në Spanjë.
Megjithëse asnjë vaksinë nuk është miratuar për linë e majmunit në Evropë, autoritetet shëndetësore spanjolle thuhet se kanë blerë mijëra vaksina kundër lisë për t’u marrë me shpërthimin, sipas gazetës spanjolle El País. Lija e majmunëve është një anëtar i së njëjtës familje virusesh si lija.
Në Amerikën e Veriut, autoritetet shëndetësore në shtetin amerikan të Massachusetts konfirmuan gjithashtu se një burrë është infektuar me linë e majmunit, shkruan BBC.
Së fundmi ai kishte udhëtuar në Kanada, ku mediat lokale raportojnë se janë duke u hetuar 13 raste të dyshuara të virusit. /InLajmi/