Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP) ka paralajmëruar se 90% e njerëzve brenda Ukrainës mund të shtyhen në varfëri nëse Rusia vazhdon sulmin e saj, transmeton InLajmi.
“Po flasim për 9 nga 10 ukrainas që bien në varfëri nëse kjo luftë vazhdon deri në fund të vitit,” thotë zëvendëspërfaqësuesja e UNDP-së në Ukrainë, Manal Fouani.
Ajo thotë se ky është një “numër tronditës”, duke pasur parasysh se shkalla e varfërisë në vend ishte vetëm 2.5% pak para fillimit të luftës, shkruan BBC.
Fouani tha se deri në fund të vitit mund të humbasin 18 vite fitime zhvillimore, të cilat janë investime të Bashkimit Evropian dhe të të gjithë donatorëve dhe partnerëve të zhvillimit në këtë vend gjatë 20 viteve të fundit. /InLajmi/