Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyrë Kuçi tha se ka një konflikt interesi të lidhur ngushtë në mes Qeverisë së Kosovës, KEDS-it dhe ZRrE-së.
Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, Kuçi tha se PSD-ja i ka publikuar emrat e punëtorëve të cilët kanë punuar më herët ne KEDS, ndërsa tani sipas saj, ata punojnë në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
“Ne e dimë dhe i kemi publikuar me emra që punëtorët, zyrtarët të cilët kanë punuar më herët ne KEDS, tash i kishin emrat nëpër zyret e tyre në ZRrE. Pra kemi një konflikt interesi këtu të lidhur ngushtë KEDS, ZRRE dhe Qeverisë, e cila 145.5 milionë euro ia ka ndarë kompanisë private KEDS duke subvencionuar ngritjen e çmimit të rrymës vetëm për bankat dhe kompanitë private në kohen kur KEK-u vazhdonte të prodhonte dhe të shiste rrymë me çmimin e njëjtë”, tha ajo.
Ndër të tjera Kuçi tha se PSD-ja kërkon dorëheqjen ose shkarkimin e Bordit të ZRrE-së.
“Gjykata e Apelit e vërtetoj edhe njëherë që vendimin e Gjykatës Themelore që vendimi i ZRrE-së ishte i jashtëligjshëm dhe ne kërkuam sot dorëheqjen e bordit, nëse jo dorëheqje ne kërkojmë që ky bord të shkarkohet për shkeljen që i ka bërë në vazhdimësi tash e a katër muaj”, theksoi ajo, shkruan Tëvë1.
Ndërkohë sot Partia Socialdemokrate përmes një aksioni ka kërkuar dorëheqjen e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).