Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka besim se anëtarët e NATO-s do të marrin një vendim të shpejtë për të mirëpritur Finlandën dhe Suedinë në aleancë, transmeton InLajmi.
Turqia ka deklaruar se nuk do të votojë pro anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në aleancë, duke akuzuar 2 vendet nordike se strehojnë militantë kurdë që ajo i konsideron si terroristë.
Stoltenberg ka thënë se aleanca është në kontakt të ngushtë me Finlandën, Suedinë dhe Turqinë gjithashtu po merret edhe me shqetësimet e Turqisë.
“Ne nuk besojmë se Rusia ka hequr dorë nga qëllimet e saj strategjike, kështu që ne duhet të përgatitemi për një situatë të tillë e cila do zgjasë,” tha ai.
Tutje sekretari i NATO-s ka shtuar se nuk është e pazakontë të ketë dallime mendimesh në aleancë dhe kjo e fundit ka përvojë në gjetjen e zgjidhjeve, shkruan BBC.
Shefi i NATO-s thotë gjithashtu se beson se Ukraina mund ta fitojë luftën, sepse Rusia nuk ka mundur të marrë Kievin, është detyruar të largohet nga Kharkiv dhe ofensiva në zonën e Donabas-it ka ngecur./InLajmi/