Ka raporte kontradiktore në lidhje me numrin e luftëtarëve që janë dorëzuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol dhe gjithashtu rreth numrit të ushtarëve që kanë mbetur brenda, transmeton InLajmi.
Rusia ka thënë se 771 ushtarë të tjerë janë larguar, duke e çuar totalin në 1.730, por numrat kanë qenë gjithmonë paksa të pasigurt lidhur me këtë betejë.
Deri kohët e fundit thuhej se kishte 2.000 luftëtarë ukrainas që po luftonin ne Azovstal, nëse bazohemi në pretendimin rus për totalin e atyre që janë dorëzuar, kjo mund të nënkuptojë se disa qindra ushtarë janë ende brenda tuneleve labirint të uzinës së çelikut.
Mediat pro-ruse kanë thënë se drejtuesit e Batalionit Azov ende nuk janë dorëzuar, shkruan BBC.
Rusia i akuzon ushtarët e batalionit Azov se janë si nazistë, diçka që shtetu ukrainas e ka mohuar gjithmonë./InLajmi/