Siç raportuam më herët, një ushtar rus i akuzuar për vrasjen e një civili është deklaruar fajtor në gjyqin e parë të Ukrainës për krime lufte, transmeton InLajmi.
Por, a mund të shohë ndonjëherë vetë presidenti rus Vladimir Putin brendësinë e një sallë gjyqi apo a mund të akuzohet për krimet e luftës vetë ai?
Është shumë më e lehtë të akuzosh një ushtar për një krim të kryer sesa liderin që e urdhëroi atë, shkruan BBC.
Kjo është arsyeja pse ekspertët thonë se është e rëndësishme të krijohet “zinxhiri i komandës” për çdo gjyq të ardhshëm, duke përfshirë nëse një udhëheqës autorizoi një mizori apo bëri një sy qorr ndaj tij. /InLajmi/