Vajza e Jakup Krasniqit të akuzuarit nga Gjykata Speciale për krime lufte, ka reaguar në lidhje me dënimin e gjykatës për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn, përcjell InLajmi.
Gresë Krasniqi ka thënë se për popullin e Kosovës, çlirimtarët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë të pafajshëm dhe çlirimtarë.
Tutje Gresë Krasniqi ka shtuar se me këtë dënim ndaj Gucatit e Haradinajt, drejtësia ndërkombëtare ka dështuar.
Postimi i plotë, i saj:
Për popullin e Kosovës, çlirimtarët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj jane të pafajshëm dhe çlirimtarë.
Sot drejtësia ndërkombëtare dështoi!/InLajmi/