Gjykata Speciale ka marr vendim që të dënojë Hysni Gucatin si fajtor për pengim të personave zyrtar në detyrë nëpërmjet kërcënimit të rëndë, Gucati dënohet 4 vjet e gjysmë heqje lirie dhe 100 euro gjobë, në këtë dënim Gjykata Speciale llogarit dhe paraburgimin e mbajtur nga i akuzuari, raporton InLajmi.
Sipas trupit gjykues, gjykata nuk ka prova që veprimet e Gucatit e Haradinajt ndikuan në procesin e hetimeve, por sipas tyre ka shkelje të ligjit.
“Trupi gjykuese nuk ka prova që veprimet e Gucatit e Haradinajt ndikuan në proceset e hetimeve, por sidoqoftë ka shkelje të ligjit nëse pengimi i hetimeve fillon, por nuk arrihet të përfundohet” tha Gjykatësi.
Sipas Gjykatës Speciale të akuzuarit tentuan të pengonin zyrtarët në detyrën e tyre, menduan se ishte detyra e tyre të bëjnë të ditura informacione nga dokumentet zyrtare, sepse sipas tyre dëshmitarët ishin të tradhtarë./InLajmi/