Policia e Kosovës ka raportuar se me datën 12 maj, në orën 15:15, në Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, përcjell InLajmi.
Sipas policisë viktima e cila ishte femër kosovare është dërguar në spitalin dhe pas plagëve të marra më datë 16 maj ka ndërruar jetë në spital.
Viktima ka qenë nën trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion./InLajmi/