Presidenti turk Tajip Erdogan ka thënë se delegacionet suedeze dhe finlandeze nuk duhet të shqetësohen për të ardhur në Turqi, transmeton InLajmi.
Anëtarët aktualë të NATO-s thanë më herët të hënën se do të dërgonin diplomatë në Turqi, për t’u përpjekur të kapërcenin kundërshtimet e Turqisë.
Por presidenti Erdogan ka deklaruar se Turqia nuk do të miratojë ofertat e tyre për t’u bashkuar me NATO-n, shkruan BBC.
Turqia akuzon Suedinë dhe Finlandën për strehimin e njerëzve që ajo thotë se janë të lidhur me grupet që i konsideron terroriste, përkatësisht grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016 kundër presidentit Erdogan dhe qeverisë së tij./InLajmi/