Anëtarësimi në NATO do të nënkuptonte një ndryshim monumental në qëndrim për Suedinë, pasi vendi ka qenë ushtarakisht neutral për 200 vjet, transmeton InLajmi.
Në disa mënyra, nuk do të ndryshonte shumë, Suedia dhe Finlanda u bënë partnerë zyrtarë të NATO-s në vitin 1994 dhe që atëherë janë bërë kontribuues të mëdhenj në këtë aleancë.
Suedia dhe Finlanda kanë marrë pjesë në disa misione të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Por një ndryshim i madh do të ishte zbatimi i “Nenit 5” të NATO-s, i cili e sheh një sulm ndaj një shteti anëtar si një sulm ndaj të gjithëve, shkruan BBC.
Për herë të parë Suedia dhe Finlanda, të cilat konfirmuan se do të aplikonin zyrtarisht për anëtarësim, do të kenë garanci sigurie nga shtetet bërthamore./InLajmi/