Është e rrallë të shohësh 2 partitë më të mëdha të Suedisë të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi dhe me një marrëveshje të tillë, veçanërisht vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme, transmeton InLajmi.
Kryeministrja Magdalena Andersson dhe Ulf Kristersson, lideri i partisë më të madhe opozitare, Moderatët e qendrës së djathtë, donin qartë të dërgonin një mesazh se Suedia është e bashkuar kur bëhet fjalë për aplikimin e saj në NATO.
Andersson sugjeroi se ishte fundi i një epoke për vendin e saj dhe tha se ishte e bindur që publiku suedez e mbështeste vendimin e saj.
Lideri i partisë Moderata, Kristersson argumentoi se nuk ishte koha për politikën partiake, por nuk mundi të përmbajë entuziazmin e tij që një politikë për të cilën partia e tij ka nxitur për 2 dekada më në fund po realizohet.
Konferenca e tyre për shtyp pasoi një debat të posaçëm 3 orësh në parlamentin suedez.
Nuk pati një votim, por ky ishte një shans i rëndësishëm për partitë opozitare për të shprehur pikëpamjet e tyre përpara vendimit përfundimtar të qeverisë për anëtarësimin në NATO, shkruan BBC.
Megjithëse shumica ofruan mbështetje të fortë për vendimin, Partia e Majtë dhe e Gjelbërit mbeten kundër aplikimit./InLajmi/