Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson është ende duke folur në një konferencë për shtyp në Stockholm, për aplikimin e vendit për t’u anëtarësuar në NATO, transmeton InLajmi.
Data e aplikimit zyrtar është ende e paqartë, sepse Suedia do të dërgojë aplikacionin e saj së bashku me Finlandën, ka thënë kryeministrja suedeze.
Magdalena Andersson ka shtuar se ende nuk sheh ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Suedisë.
Në konferencën për shtyp në Stockholm ka folur edhe Ulf Kristersson, kreu i partisë opozitare Moderata.
Moderata mbështet vendimin për të aplikuar për anëtarësim në NATO, shkruan BBC.
Kreu i partisë Moderata ka thënë se aplikimi i Suedisë në NATO është një vendim historik./InLajmi/