Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku në mbledhje e Qeverisë së Kosovës ditën e hënë ka treguar se të shtunën do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëprodhimit kinematografik me Francën, raporton InLajmi.
“Këtë të shtunë do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëprodhimit kinematografik me Francën. Ne do të jemi atje për në nënshkruar edhe një marrëveshje shumë të rëndësishme që hap mundësi të reja për film bërësit e Kosovës. Unë besoj që është moment i rëndësishëm i fuqizimit të bashkëpunimit bilateral mes shteteve” tha ai.
Çeku ka thënë se këtë marrëveshje marrëveshje me shtetin francez do ta nënshkruajnë në Francë gjithashtu ka shtuar që kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme dhe hap mundësi të reja për film bërësit kosovarë.
Sipas Ministrit Çeku, ky moment do të jetë moment i fuqizimit të bashkëpunimit mes 2 shteteve, Kosovës dhe Francës./InLajmi/