Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov ka thënë se zgjedhja e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të ketë pasoja të gjera, transmeton InLajmi.
Sergei tha se situata globale do të ndryshojë pas vendimit të shtetit suedezë dhe finlandez për tu bashkuar aleancës.
Tutje zëvendës ministri i jashtëm rus shtoi se Moska e ka parë këtë zgjedhje si të gabuar, shkruan BBC.
Ryabkov theksoi se Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Rusia thjesht do të durojë vendimin e tyre rreth bashkimit me NATON-n./InLajmi/