Interi ka arritur të triumfojë ndaj Cagliarit me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 37-të në Serie A.
Nerazzurët shënuan fillimisht në minutën e 11-të, por u anulua nga loja me dorë nga Milan Skriniar.
Me këtë gol, dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa e dyta ishte edhe më e zjarrtë.
Por, vetëm 2 minuta më vonë, Charalampos Lykogiannis i ngushtoi shifrat në 2-1, duke ndezur më shumë sfidën.
Mirëpo, për të shuar shpresat e tyre, u përkujdes Lautaro (85’), që shënoi golin e tij të 2-të në këtë takim, për rezultatin 3-1, me një asistim të Roberto Gagliardinit, shkruan Telegrafi.

Pas javës së 37-të, Interi ka 81 pikë, 2 më pak se Milani dhe xhiroja e 38-të pritet të konfirmojë se kush do të jetë kampion i Serie A për edicionin 2021/22.