Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Serbi-Kosovë, Mirsoslav Lajçak ka njoftuar se në takimet më krye negociatorët në Bruksel nuk kanë arritur një marrëveshje për targat, përcjell InLajmi.
“Sapo përfunduan takimet e sotme të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por ne kemi bërë përparim në dosjet e tjera duke përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë” shkroi ai, në rrjetin social Twitter.
Lajçak ka shtuar se edhe pse marrëveshja për targat nuk u arrit, janë bërë përparime në dosjet e tjera potenciale për tu diskutuar, njëra ndër to përfshinte sektorin e energjisë.
Miroslav ka theksuar se pret që negociatat do të vazhdojnë./InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1525153277918294016?s=20&t=2YR6TdmUZcExzYHjnXHYPQ