Maqedonia e Veriut u bë vendi i fundit që iu bashkua aleancës ushtarake të NATO-s dhe anëtari i saj i 30-të, në vitin 2020, transmeton InLajmi.
Forcat e NATO-s kanë marrë pjesë në një stërvitje “Swift Response 22” për të testuar gatishmërinë e vendosjes së aleancës ushtarake përgjatë kufijve të saj lindorë.
Rreth 10 mijë ushtarë nga 19 vende kanë marrë pjesë në stërvitjet “Reagimi i Shpejtë” i NATO-s në Maqedoninë e Veriut, të mbajtura ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë, gjersa ajo vazhdon.
Stërvitja e kombinuar në Maqedoninë e Veriut përmban kërcime me parashutë nga njësitë ajrore, ulje të helikopterëve si dhe mbështetje të afërt ajrore të njësive tokësore.
Stërvitjet po zhvillohen në 5 vende, duke filluar nga Norvegjia në Maqedoninë e Veriut, shkruan BBC.
Aleatët e NATO-s kanë demonstruar se çfarë do të thotë siguria kolektive dhe ndërveprueshmëria, duke dërguar mesazhin më të rëndësishëm, se askush nuk është i vetëm në NATO”, tha Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, në terrenin e stërvitjes. /InLajmi/