Forcat ukrainase kanë dëmtuar një anije logjistike të marinës ruse në Detin e Zi, duke i vënë flakën asaj, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë së Odesës, transmeton InLajmi.
Zëdhënësi Serhiy Bratchuk thotë se Vsevolod Bobrov është goditur pranë ishullit të gjarpërinjve.
Ishulli i vogël ndodhet afër kufirit detar të Ukrainës me Rumaninë.
Raportohet gjithashtu se një helikopter rus Mi-24 është rrëzuar në rajonin e Luhanskut, shkruan BBC.
“Ukraina zbuloi një grup prej 4 helikopterësh armik dhe rrëzoi liderin e çiftit të 2-të”, tha një komandant i forcave të sulmit ajror ukrainas në Facebook. /InLajmi/






















