Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për ngritjen e një hetimi mbi akuzat për abuzime nga forcat ruse në Ukrainë, transmeton InLajmi.
Këshilli i OKB-së ishte në seancë urgjente në Gjenevë dhe dëgjoi akuzat për krime lufte duke përfshirë ekzekutime civile, përdhunime, tortura dhe zhdukje me forcë, shkruan BBC.
Votimi u miratua me 33 anëtarë pro, 12 abstenime dhe 2 vota kundër të cilat ishin nga Kina dhe Eritrea, shkruan BBC.
Rusia u pezullua nga Këshilli Evropian muajin e kaluar dhe zgjodhi të mos i bashkohej seancës si vëzhguese./InLajmi/




















