Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në seancën plenare të së mërkurës ka komentuar sjelljen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit duke ironizuar me të, raporton InLajmi.
“Qeveria online, Kryeministri prej washington-it a ku është diku në Amerikë e ka ndalë Counter Strike-un dhe e ka ndërruar një emër tjetër në OSHP i cili do të shkojë para panelit përzgjedhës. Kjo është mënyra e të vepruarit të kësaj qeverie ku po provon të kapë një institucion”, ka thënë Gashi.
Arben Gashi ka thënë se mënyra se si, qeveria e tanishme po funksionon është metodë e cila po provon të marr një institucion.
Kuvendi i Kosovës në seancën parlamentare të së enjtes ka ratifikuar 3 marrëveshje nga 4 marrëveshjet ndërkombëtare./InLajmi/