Në përmbyllje të qëndrimit të saj në Washington D.C., Presidentja Osmani morri pjesë në darkën e shtruar nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësueseve, Nancy Pelosi për nder të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, përcjell InLajmi.
Presidentja Osmani dhe Kryetarja Pelosi patën rastin të diskutojnë për gjendjen aktuale të sigurisë në Evropë e në veçanti edhe në Ballkan. Në këtë drejtim u potencua rëndësia e partneritetit e komunikimit të vazhdueshëm në të 2 anët e Atlantikut për garantimin e paqes dhe stabilitetit.
Në darkë Osmani pati rastin të takohet edhe me Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov, Senatorin Bob Menendez, Senatorin Lindsay Graham, Kongresistin Gregory Meeks, si dhe zyrtarë e të ftuar të tjerë.
Ajo qëndroi në Washington D.C. me ftesë të organizatorëve të Takimit të Liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, me ç’rast ajo ishte edhe njëra nga folësit kryesor në diskutimin mbi bashkëpunimin transatlantik për sigurinë energjetike si dhe folësja kryesore në organizimin lidhur me rritjen e rolit të grave në politikë./InLajmi/