Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka nënshkruar një pakt sigurie me Suedinë, i cili premton mbështetje të ndërsjellë ushtarake midis të 2 vendeve nëse sulmohet njëri prej tyre, transmeton InLajmi.
Boris Johnson pritet të bëjë angazhime të ngjashme kur të vizitojë Finlandën më vonë, pasi Suedia dhe Finlanda të 2-ja e konsiderojnë mundësinë që t’i bashkohen NATO-s.
Rusia ka paralajmëruar Finlandën dhe Suedinë kundër anëtarësimit në NATO, duke argumentuar se masa nuk do të sillte stabilitet në Evropë.
Mediat ruse thonë se autoritetet pro-Kremlinit në Kherson të pushtuar nga Rusia do t’i kërkojnë Presidentit Putin që rajoni të bëhet pjesë e Rusisë, por një zëdhënës i Kremlinit thotë se është në dorën e popullit të vendosë, shkruan BBC.
Ukraina thotë se po ndalon një tubacion kryesor të gazit rus që e dërgon gazin nëpër Evropë./InLajmi/