Dëshmitarja, Teuta Hadri në vazhdimësi të seancës gjyqësore kundër, Sali Mustafës ka thënë se ish-ushtari i UÇK-së, ishte më i përgatituri nga të gjithë ushtarët, raporton InLajmi.
“Me datën 18 për herë të parë e kam parë, Calin nga afër, ndërsa me datën 17 e kam parë nga larg kur ka dal i ka mbledh ushtarët edhe është kthyer, Sali Mustafa ishte i veshur me teshat e UCK-së, uniformen me lara” tha ajo.
Hadri ka shtuar se nuk e ka njohur Sali Mustafën me emër vetë me nofkën “Cali”.
“Nuk e dija që quhej Sali Mustafa, e njihja me nofkën Cali, ai ishte më i shkathëti, vepronte, rrinte shumë i përgatitur” shtoi ajo.
Hadri ka theksuar se të gjithë eproret i kanë përshëndetur si ushtarët pa dallim/InLajmi/