Këngëtari dhe politikani, Labinot Tahiri, si gjithnjë është në shërbim të njerëzve në nevojë.
Ai përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në vazhdën e grumbullimit të fondeve për Shqipërinë, ka arritur të mbledhë 10.000 euro, ku 2000 do të shkojnë për familjen Abazi.
Postimi i plotë i tij:
NJOFTIM I MIRË!!
10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipêrinë!
Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodêr, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam!
Po ashtu 2000 Mijë Euro i premtova që do i ndaj pêr familjen Abazi në Gjilan, ku nesêr do ua dergoj në llogarinë e tyre, këtë e thash edhe në emisionin; nje kafe me Labin!
Faleminderit për përkrahjen nga të gjithë!
Zoti ju bekoftë.
Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë qe quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA……dhe femijët që na presin qê ti shërojmë…! /InLajmi