Shefja e inteligjencës amerikane Avril Haines, ka thënë se Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë, SHBA-ja po paralajmëron se një fitore ruse në rajonin e Donbas-it nuk do ti jap fund luftës, transmeton InLajmi.
Avril Haines tha në një seancë dëgjimore në Senat se muajt e ardhshëm mund të parashikojë se që veprimet ruse mund të bëhen edhe më të paparashikueshme.
“Tendenca aktuale rrit gjasat që Presidenti Putin të kthehet në mjete më drastike”, thotë Haines.
Haines thotë se Putini po mbështet në vendosmërinë e aleatëve evropianë të SHBA-së dhe Ukrainës për t’u dobësuar me kalimin e kohës, shkruan BBC.
Shefja e inteligjencës mendon se Kremlini do të autorizojë përdorimin e armëve bërthamore vetëm nëse Putin percepton një “kërcënim ekzistencial” për Rusinë./InLajmi/