Presidenti kinez, Xi Jinping ka thënë se duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar që lufta në Ukrainë të kthehet në “situatë të pamenaxhueshme”, transmeton InLajmi.
Xi ka shtuar se konflikti nuk të zgjerohet apo intensifikohet.
Presidenti kinez ka folur në një video-telefonatë me homologun e tij gjerman, kancelarin Olaf Scholz, shkruan BBC.
Kina është përpjekur të shfaqet neutrale në konflikt deri më tani, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore dhe duke refuzuar të kritikojë aleatin e saj Rusinë për pushtimin./InLajmi/