Karim Adeyemi do të luajë te Borussia Dortmund.
Agjenti i yllit në rritje të Salzburg ka konfirmuar se janë afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën e Borussia Dortmund.
“Ne jemi afër të kompletojmë këtë marrëveshje me Borussia Dortmund. Nuk do të ketë klauzolë lirimi të përfshirë në marrëveshjen 5 vjeçare”, ka thënë agjenti i Adeyemi, Thomas Solomon.
“Rangnick? Po, Manchester United donin të futeshin në garë, por ne duam BVB”, ka shtuar ai, transmeton lajmi.net
Karim Adeyemi ishte edhe në listën e dëshirave të Barcelonës, por dëshira e tij ishte e qartë. Ai donte Bundesligan