Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova sot feston “Ditën e Evropës” në mbarë vendin, përcjell InLajmi.
E para e vendit, shtoi se Republika e Kosovës është shteti më pro evropian në botë.
“Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon “Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese, por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, shkroi ajo në rrjetin social, Twitter.
Osmani theksoi se populli i Kosovës bënë thirrje për ti dhënë fund 4 viteve rreth mohimi të padrejtë të liberalizmit të vizave./InLajmi/