Gjatë ditës së hënë forcat ruse vazhduan të bombardojnë qytetet ukrainase në veri të Donbasit, transmeton InLajmi.
Një raketë ka goditur një ndërtesë afër qendrës së Sloviansk-ut në mesditë.
“Ishte një shpërthim tepër i fuqishëm. Shumë më e zhurmshme se artileria e zakonshme. Nuk ka fitore këtu sot. Asgjë për të festuar”, tha Aleksi, një mekanik makinash, i cili kërkoi që të mos përdornim mbiemrin e tij.
“Unë mendoj se rusëve tashmë po u mbarojnë forcat,” tha kryetari i bashkisë së Sloviansk Vadim Lyach, megjithatë duke u kërkuar të gjithë civilëve të mbetur të largohen nga qyteti pothuajse i zbrazët i vijës së frontit, shkruan BBC.
Oficerët ukrainas thanë se nuk mund të mbijetojnë shumë gjatë pa artileri të rëndë./InLajmi/